Linux Days është një event 2-ditor ku entusiastë të sistemeve operimit Linux do të mblidhen në ambientet e Open Labs për të ndarë njohuritë e tyre dhe do mbajnë fjalime dhe punëtori. Pasditja e parë të premten do u dedikohet distribucioneve Linux duke prezantuar se cilat janë disa prej sistemeve operative Linux, specifikat e tyre dhe komunitetet open source. Më pas do vijohet me 'Install Fest' për të gjithë ata që duan të instalojnë një sistem Linux në laptopët e tyre, ose mund të demostrojnë fazën e instalimit nëpërmjet njërit prej laptopëve të vënë në dispozicion nga Open Labs.
Dita e dytë të shtunën do i dedikohet komandave linux, direktorive dhe folderave.
Pjesëmarrja është pa pagesë, ashtu si dhe të gjitha aktivitetet e organizuar nga Open Labs, por regjistrimi është i nevojshëm.
Axhenda
E premte
16.00: Hyrje ne Linux Day (prezantimi i detajeve të asaj që do bëjmë në këto dy ditë) - Klesti & anëtarë nga OL 16.30: Prezantim i OL dhe i aktiviteteve rreth Linux në vijim 17.00 - 17.45: Linux distributions: Do prezantojmë në përgjithësi llogjiken e ndarjes se distrove dhe ne vijim do prezantohen disa distro që teorikisht përdoren më shumë (Ubuntu, Mint, etj) apo dhe distro specifike si Fedora. 17.45 - 18.15: Pushim 18.15 - InstallFest
E shtunë
10.00 - 10.15: Regjistrim 10.15 - 12.15: Prezantimi i sfidës nr.1 - Dashamir Hoxha 12.15 - 12.45: Pushim dhe group photo 12.45 - 13.30: Si të krijojmë formatet e paketimit të softuerit në Linux .deb, .rpm etj - Anxhelo Lushka 13.30 - 14.45: Linux: Folder dhe struktura e Direktorive si dhe çfarë bëjnë ato - Klesti Fetiu 13.45 - 14.30: Sfidë bazuar në njohuritë e mara nga prezantimi i mëparshëm - Klesti Fetiu
Open Labs is the Albanian community that promotes free and open source technologies,open data, open standards, online privacy and the empowerment of public space and alternative licenses.